Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim të rinumërohen gjithsej 530 vendvotime.
Po ashtu Komisioni Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se numërimi i votave me kusht pritet të fillojë ditëve të ardhshme.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se janë 149 vendvotime, por shënimi është jo i saktë i subjekteve.
Janë 24 vendovotime me probleme teknike, të cilat nuk mund të procesohen në bazën e të dhënave, raporton KTV.
- 81 vendvotime, ku subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë vota.
- 89 vendvotime, ku kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe
- 187 ku kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të fillojë në orën 16.
Gjithashtu kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar edhe Prokurorinë e Policinë, nëse e shohin të arsyeshme që të jenë prezente gjatë rinumërimit.