Janë numëruar mbi 9 mijë e 500 vota të ardhura nga diaspora.
Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 4905 vota, e ndjekur nga LDK-ja që ka marrë 1680 dhe PDK-ja me 1612 vota, përcjell albinfo.ch.
Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 604 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 477 vota.
LVV ka marrë deri më tani më shumë se 50 %, derisa votat nga diaspora do ta ndihmojnë koalicionin NISMA-AKR-PD të kalojë pragun.
Ndryshe, janë 13941 vota gjithsej të vlefshme nga diaspora.