Këtë arritje e ka bërë të ditur vetë artisti Pozhegu në rrjetin e tij social në Facebook.
“Arrin edhe rekordi i tretë me radhë.
Pas punimit të mozaikut me kokrra me sipërfaqe prej 560 metra katrorë, ku shfaqet portreti i presidentit amerikan Donald Tramp në maj të 2019-ës, arrin edhe konfirmimi zyrtar se ky rekord është regjistruar pranë Librit të Rekordeve Guinness”m, shkruan ai.
Për punimet e Pozhegut shkruajtën edhe mediet e njohura botërore, derisa kohë më parë ai realizoi edhe portretin e këngëtares Rita Ora, përcjell albinfo.ch.
Linku më poshtë:
https://www.guinnessworldrecords.com/world-records/510516-largest-grain-image