Është bërë e ditur se sot do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora, sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Numërimi i votave nga diaspora do të fillojë prej orës 10:00. Numri i votave që kanë ardhur nga mbarë diaspora, sipas KQZ-së, janë rreth 15.500 zarfe.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, shpreht Elezi.
Kujtojmë se sipas rezultateve të votave të rregullta të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind, PDK 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD 11.57 për qind, koalicioni Nisma-AKR-PD 4.96 për qind, përcjell albinfo.ch.