Përfaqësuesja e opozitës në Kroaci, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka fituar me epërsi të vogël ndaj rivalit të saj, Ivo Josipoviq, i cili deri tash ishte president i Kroacisë.
Në rundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën të dielen, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka marrë më tepër se rivali i saj gjithsej 21 mijë vota.
46-vjeçarja Kitaroviç në të shkuarën ka mbajtur postin e ministrës së Jashtme dhe është një nga kontributoret kryesore të anëtarësimit të Koacisë në NATO.
Zgjedhjet presidenciale janë konsideruar si një test i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti në Kroaci.