Më herët nga ky institucion ishte bërë e ditur se nga diaspora kanë ardhur rreth 15.500 zarfe.
Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 25.49 për qind, para LDK-së me 24.82 për qind.
PDK është e treta me 21.24 për qind, koalicioni AAK-PSD ka 11.57 për qind, derisa koalicioni Nisma-AKR-PD është nën pragun zgjedhor me 4.96 për qind të votave, shkruan rtklive, përcjell albinfo.ch