“Ratings Airline” ka publikuar rezultatet e hulumtimit rreth sigurisë në linjat ajrore nëpër botë. Në studim janë përfshirë 449 linja ajrore dhe në bazë të tyre kanë hartuar një listë të transportuesit më të sigurt ajror për vitin e ardhshëm.
Si kompani më e sigurt është veçuar “Qantas” (Quantas) me seli në Sydney, e ndjekur nga Air New Zealand, British Airways, Cathay Pacific Airways, Emirates, Etihad Airways, EVA Air, Finnair, Lufthansa dhe Singapore Airlines.
Me kërkesën e shumë vizitorëve, “Ratings Arline” publikoi një listë të veçantë për kompanitë më të sigurta me kosto të ulët.
Në këtë renditje, numër 1 është Air Lingus pastaj vijnë Alaska Airlines, Icelandair, Jetblue, Jetstar, Kulula.com, Monarch Airlines, Thomas Cook, TUI Fly dhe Westjet..
Sistemi i vlerësimit të internetit “Ratings Airline” merr në konsideratë një numër faktorësh që lidhen me inspektimin nga organet rregullatore në industrinë e linjave ajrore dhe shoqatave kryesore sektoriale, kontrollin e organizatave qeveritare, si dhe të vetë dokumenteve të linjave ajrore.