Skip to content

Më pak mjekë gjermanë në Zvicër

Statistikat flasin se më 2014 një total prej 1.031 mjekësh kanë hapur një ordinancë në Zvicër. Më 2013 ishin 2.740 mjekë

Zvicra mbetet vendi më i kërkuar për mjekët gjermanë. Megjithatë, më 2014 shumë më pak gjermanë kanë marrë leje pune për të punuar në Zvicër.

Vitin e kaluar 252 mjekë gjermanë morën një të ashtuquajtur leje pune (ZSR), më 2013 ishin 848. Për shifrat e fundit raportojnë autoritetet përgjegjëse për lëshimin e lejeve të punës ZSR, transmeton “10vor10”.

Si Zvicra, ashtu Gjermania kanë mungesë të mjekëve. Vitet e fundit, megjithatë janë përmirësuar kushtet e punës për mjekët e saj në Gjermani.

Statistikat flasin se më 2014 një total prej 1.031 mjekësh kanë hapur një ordinancë në Zvicër. Më 2013 ishin 2.740 mjekë.