Fondi “Carneges” në Danimarkë ka shperblyer për heroizëm mërgimtarin nga Kosova që jeton në Danimarkë, Bekim Çollaku
Çollaku figuron në mesin e dhjetë personave në Danimarkë, që gjatë vitit 2014 kanë bërë vepra heroike.
Çollaku me origjinë nga Kaçaniku është shpërblyer me 20 mijë kruna daneze (2 mijë e 600 euro).
Në faqen zyrtare të fondit shpërblyes Carneges thuhet se më 11 gusht 2014, ditë e hënë, Bekimi ishte në vozitje e sipër me automobilin e tij në rrugën Mågevej dhe Tornsagervej, në pjesën veriperëndimore të Kopenhagës, kur ai pa një njeri që ishte mbërthyer mbi një grua duke e therur atë në kokë dhe në qafë me një thikë kuzhine. Pranë gruas ishte i shtrirë edhe një fëmijë po ashtu i therur me thikë”, thuhet në këtë përshkrim të faqes zyrtare transmetonë mediat në Prishtinë.
Më tej thuhet se “Bekim Çallaku, ndalon automobilin e tij del dhe vrapon në drejtim të njeriut për ta ndalë në sulmin mbi gruan. Fillon kacafytja dhe njeriu fillon ta sulmojë edhe Bekimin me thikë. Bekimi mbizotëron mbi njeriun e armatosur me thikë duke e goditur atë. E gjitha përfundoi me sukses falë arritjes së ndihmës së dëshmitarëve dhe policisë”.
Bekim Çollaku, I cili jeton në Herlev të Danimarkës ka vendosur që parat e fituara nga shpërblimi t’ua shpërndajë mbi 50 familjeve në gjendje të rëndë ekonomike-sociale në vendlindjen e tij, në Kaçanik, me nga një shportë ushqimore me vlerë prej 50 euro.