Policia në pikën kalimtare në Vermicë ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim të migrantëve
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku ka theksuar se në automjetin e të dyshuarit janë gjetur nëntëmbëdhjetë persona të huaj, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin këmbë nga Shqipëria në Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi në automjetin e tij kombi i janë gjetur nëntëmbëdhjetë (19) persona, shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin këmbë nga R. Shqipërisë për në R. Kosovës”, theksohet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Albinfo.ch.