Këtë sezon, ai ka zhvilluar pesë takime duke arkivuar 438 minuta. Djaloshi i lindur në Peschiera del Garda por me origjinë nga Shkodra, ka shënuar edhe një gol këtë sezon. 19 vjeçari që me paraqitjet e tij ka bërë për vetë drejtuesit e klubit dhe jo vetëm, gjendet në formacionin ideal të Serisë A deri në javën e shtatë.
Përkrah Acerbit dhe De Vrij, Kumbulla plotëson trion e mbrojtjes. Në këtë formacion gjenden emra si Pjanic, Sensi, Kolarov apo Kajehon.
Marash Kumbulla ka qënë disa herë në formacionin ideal të Serisë A, pas paraqitjeve të mira. Një vlerësim i madh është edhe pesëmarrja në 11-shen më të mirë të 5 ligave më të forta europiane në futboll, shkruan Newsport.al, përcjell albinfo.ch
