Zjarri në Los Anxhelos tashmë ka arritur të prekë dhe zonat e banuara.
Zjarri masiv, i cili po përhapet me shpejtësi, ka rënë në zonën veriore të Los Anxhelosit, duke dëmtuar kështu rreth 823 hektarë tokë.
Sherifi Chad Bianco i qarkut Riversdale ka raportuar se një njeri ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.
Sipas televizionit CNN, rreth 500 shtëpi janë cilësuar të pabanueshme, dhe urdhrat emergjente të policisë kanë nxitur evakuimin e rreth 100.000 mijë njerzëve.
Po ashtu raportohet se 300.000 banorë të vendeve afër me zjarrin janë pa energji elektrike, sepse erërat e forta dhe tensionet elektrike mund të bëhen burim zjarri, apo të ndihmojnë në përhapjen e zjarrit tashmë të rënë, përcjell albinfo.ch.


