ORS Service AG është përgjegjëse në Zvicër për mbi 100 qendra azili me gati 90,000 shtretër. Kompania merr pjesën më të madhe të fondeve nga shteti, por shifrat e fitimit nuk ishin transparente për një kohë të gjatë.
Tani, kompania ka bërë publike shifrat në faqen e saj të internetit. Vitin e kaluar, kompania arriti një fitim të përgjithshëm operativ prej 1.3 milion franga zvicerane në Austri, Gjermani dhe Zvicër. Qarkullimi ishte 157.8 milionë. Gati 100 milionë e shitjeve kthehen në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Megjithë aktin e saj të transparencës të bërë së fundi, kompania është kritikuar për mospublikimin e numrave deri tash. Siç shkruan “Aargauer Zeitung”, kompania përmbledh shifrat e biznesit të saj në vetëm 12 rreshta. Kjo nuk është asgjë në krahasim me raportet e zakonshme të biznesit.
“NZZ” raportoi një fitim prej 3 milionë frangash në vitn 2016. Arsyeja e fitimit më të ulët është e thjeshtë: numri i kërkesave për azil ra me dy të tretat në 15 mijë ndërmjet 2015 dhe 2018.
Një zëdhënës i ORS thotë: “Ndërsa akomodimet duhej të porositeshin shpejt dhe profesionalisht në vitin 2015, sot ne po përballemi me sfidën e zvogëlimit të kapaciteteve”.
Në fund të vitit 2017, rreth 1000 njerëz ishin të punësuar në ORS në Zvicër. Ndërkohë, ka vetëm 700.