Bernard Challandes është deklaruar pas ndeshjes Kosova – Gjibraltar.
Kosova ka mposhtur 1:0 Gjibraltarin në ‘Fadil Vokrri’, në një ndeshje përgatitore para asaj kundër Malit të Zi.
“Nuk mund të them se jam i kënaqur me rezultatin 1:0, por kjo skuadër mbrohet mirë, dhe problem kemi pasur te konkretizimi i rasteve”, ka deklaruar Challandes për Super Sport Kosovën.
“E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e veçantë, se ne do të kemi topin dhe ata do të mbrohen, ishte një ndeshje e mirë, ajo që mungoi ishin golat në fund të aksioneve”.
‘Nuk isha i shqetësuar për pjesën e parë që përfundoi pa gola. Në përgjithësi është dashur ta ruajmë kokën dhe të mos hidheshim me 10 lojtarë në sulm dhe të kontrollojmë ndeshjen”.