Donacioni erdhi nga kompania homologe zvicerane në Cyrih.
Kamioni do të kontribuojë në modernizimin e kësaj ndërmarrje, e cila së shpejti do të fillojë mbledhjen e mbeturinave në këtë komunë.
“Kamionin e kemi pranuar para dhjetë ditëve. Puna e doganës është kryer, tani duhet vetëm të bëhet regjistrimi dhe të fillojmë punën. Ne kemi tre kamionë dhe dy traktorë për mbledhjen e mbeturinave, dhe kemi nevojë për një tjetër automjet të vogël për mbledhjen e mbeturinave në rrugët e ngushta. Ne shpresojmë që të njëjtin do ta kemi më 2015. “, thotë Fatmir Tasimi, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale në Likovë.
Nga e njëjta kompani zvicerane vitin e kaluar Likovaa mori një kamion si donacion.