Edhe pse ishte “Miss Suisse Romande 2014”, edhe pse ka bukuri natyrore dhe është e shkolluar, Sindi Arfi mendon se askush nuk është përfekt. Të paktën kështu thotë ajo në këngën e saj. E ulur para një pianoje, shqiptarja Arifi ka sjellë këngën “Nobady’s perfect” të Jessie J. në një tjetër version, por që arrin të shfaqë për mrekulli talentin e saj edhe për muzikë. Kënga është bërë me videoklip dhe deri më tash ka marrë klikime të shumta nga simpatizuesit e saj.
Sindi ka falënderuar të gjithë adhuruesit e saj për mbështetjen që ia bëjnë gjatë tërë kohës. “Kam marrë shumë mesazhe dhe komente të mira për këngën time të parë dhe për këtë ju falënderoj shumë për përkrahjen e vazhdueshme që ma bëni”, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch.
Sindi është 20-vjeçare dhe jeton në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa me prejardhje është nga Mali i Zi. Prej vitesh merret me modelim, duke reklamuar për firma të njohura në Zvicër dhe jashtë saj, ndërkaq përgjatë vitit 2014 ajo mbajti kurorën e “Miss Suisse Romande 2014”.
Pasion i saj është muzika, madje bukuroshja Arifi ka marrë pjesë edhe në evenimente të ndryshme muzikore në Zvicër. Së fundi ajo realizoi këngën e parë, por me zërin e saj nuk besojmë që kjo këngë do të jetë edhe e fundit