Nga përplasja kishte humbur jetën 25-vjeçari nga Zvicra. Në spitalin e Lubjanës janë pranuar 14 persona, tre prej të cilëve ishin të lënduar rëndë dhe një ishte në gjendje kritike.
Aksidenti ndodhi në autostradën A1, e cila lidh Lubjanën me bregdetin e Adriatikut.
Sipas informatave fillestare, shkak i aksidentit ishte stuhia e borës që kishte zvogëluar dukshmërinë në pesë metra.
Policia sllovene tha se shoferët thjesht nuk kanë parë asgjë para tyre