Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev, zhvilluan sot një konferencë shtypi.
Presidenti Vuçiq foli fillimisht, i ndjekur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, raporton “Kurir”.
“Kur Rama filloi të fliste në gjuhën shqipe, pati një vonesë të vogël, sepse, siç u shpjegoi Vuçiq gazetarëve, adresimi i tij u përkthye fillimisht në anglisht dhe pastaj në serbisht”, shkruan media serbe.
“Ende na duhet anglishtja në mes”, komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij në shqip, shkruan “Kurir”.
Por Tanjugu serb ka censuruar Ramën kur ka filluar të fliste në gjuhën shqipe, duke transmetuar pamje të gazetarëve të pranishëm dhe jo figurën e kryeministrit shqiptar që po fliste në gjuhën shqipe.