Në një nga hotelet në kryeqytet ka nisur takimi ndërmjet kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, e pjesë e këtij takimi është kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani.
Ata pritet që të diskutojnë rreth një koalicion të mundshëm qeverisës.
Me këtë rast Kurti ka deklaruar se “ky është fillimi i qeverisë së re. Po punojmë për koalicionin qeveritar që do ta çkapë shtetin nga e keqja”, përcjell albinfo.ch.
Vetëvendosje doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit, me pak vota para LDK-së.