Në mbrëmjen e djeshme Suedia mposhti Slovakinë me rezultat 7-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Europianit.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Kosovare Asllani.
Ajo realizoi nga gjuajtja nga këndi, duke bërë të duket si Ronaldinho në kohët e arta. Asllani në këtë ndeshje realizoi edhe tri asiste.
Kosovarja aktualisht është futbollistja më e mirë në Kombëtaren e Suedisë dhe një ndër më të mirat në Evropë.
Suedia është e para në grupin F, me 9 pikë, aq sa Islanda.