Programi u prezantua nga vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, raportojnë mediat në Tiranë.
Për fëmijët u shpërndanë 13 kompjuterë, ku me anë të paketave online të instaluar për ciklin 9-vjeçar do të kenë mundësi të arsimohen pavarësisht kushteve në të cilën ndodhen.
Ministrja e Arsimi, Lindita Nikolla tha se duhet punuar shumë që t’i jepet fund fenomenit të gjakmarrjes duke e ngujuar këtë të fundit.
Projekti “School & Me’’ synon përmirësimin e kushteve dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies për këtë kategori fëmijësh.
Projekti në fjalë vjen në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe si pjesë e parë u ndanë 13 kompjuterë.