35 pako kishin mbledhur vetëm nxënësit e një shkolle, në kuadrin e aksionit të madh “Weichnachtstrucker” (kamioni i Krishtlindjes) të shoqatës humanitare të krishterë “Jochaniter”. Në këto pako ata kanë futur artikuj ushqimorë, higjenikë etj. për fëmijët e varfër.
Sigfried Weidinger, njëri nga organizatorët thotë: “Ne grumbullojmë pako ndihmash në shkolla, kopshte fëmijësh dhe nëpër firma, të cilat do t`u shkojnë fëmijëve në Shqipëri. 40 deri 45 kamionë me 60.000 pako (nga 1400 secili kamion) do të nsien më 26 dhjetor nga Landshut-i”.
Në të njëjtën kohë fëmijët nga Kopshti i Fëmijëve në Reichlingen kanë përgatitur edhe 12 dhurata për t`i gëzuar moshatarët e tyre, refugjatë të strehuar në Gjermani, në regjionin Landsberg