Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të mbajtura të dielën.
Në rrjetin e tij social Twitter, në një postim, Rama uron Albin Kurtin për rezultatin më të mirë, si dhe nuk lë pa përmendur as partitë e tjera, duke uruar LDK-në për rezultatin e dytë më të mirë dhe PDK-në për pranim të rezultatit.
Postimi i plotë i Ramës
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”.