Së fundi Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën sot, ku votuan mbi 800 mijë qytetarë.
Përmes një postimi në Facebook, DV-ja ka bërë me dije se në bazë të rezultateve preliminare për fletëvotimet e numëruara për 2047 vendvotime ose 95% e vendvotimeve në gjithë Kosovën prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) 25.37 %.
Sipas DV-së, pas VV me përqindje më të madhe të votave renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.68 % dhe Partia Demokratike e Kosovës me 21,78%.
Pastaj vijnë Koalicioni AAK-PSD 100% Kosovë 11.6 % dhe Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- PD 5.06 %