Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, deklaroi Veseli në konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
“ Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”, tha Veseli.