“Smart Lynx Airlines, do të ofrojë shërbimin e ri të fluturimeve nga 18 dhjetori nga Prishtina për në Basel, Diseldorf, Munchen dhe Stutgart.
Prej marsit kanë paraparë fluturime edhe për në Itali dhe Francë
Sic raportojnë mediat në Prishtinë „Smart Lynx Airlines” ofron çmime shumë të volitshme për qytetarët e diasporës, e të cilët pritet ti kalojnë festat e fundviti në Kosovë.
Hyrja e kompanive të huaja në tregun e aviacionit në Kosovë me siguri se do të ndikojë në rritjen e shërbimeve më cilësore dhe më të lira për diasporën kosovare.