Një aeroplan i tipit A320 i kompanisë ajrore British Airways pasditen e të shtunës është detyruar të bëjë një aterrim emergjent në Aeroportin Basel-Mulhouse (Euro Airport), shkruan srf.ch.
Shkak për këtë aterrim ka qenë përhapja e tymit nga shkaqe të panjohura në bordin e aeroplanit, i cili po fluturonte nga qyteti Bari i Italisë drejt Londrës, transmeton albinfo.ch.
Asnjëri nga 165 pasagjerët nuk ka pësuar nga kjo turbulencë, por katër pjesëtarë të stafit është dashur t`i nënshtrohen ekzaminimit mjekësor, ka thënë një zëdhënëse e aeroportit.
Në 20 minutat pas incidentit është ndërptrerë qarkullimi ajror në këtë aeroport, për ç`arsye janë devijuar tri fluturime. Veç kësaj, ka pasur edhe vonesa të fluturimeve.