Sipas gazetës „Bild“, bavarezët kërkojnë 18 milionë euro për kosovarin.
Presidenti i nderit i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, kishte deklaruar se Xherdan Shaqiri mund të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ai ka thënë se nuk dëshiron që Bayern-i të mbajë lojtarë të cilët nuk janë të kënaqur dhe që dëshirojnë të largohen.
Kosovari i Bayern Munich-ut është i pakënaqur me minutazhin e ofruar nga Pep Guardiola në ekip dhe, sipas gjitha gjasave, do të kërkojë skuadër të re.
Pas lajmit se Shaqiri dëshiron të largohet nga Bayern-i shumë klube kanë shprehur interesim për të, përfshirë këtu edhe skuadrat si: Roma, Juventus, Napoli, Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.