Në këtë përplasje të ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit, ka mbetur i vdekur një i ri shqiptar.
Makina ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte doli nga rruga, duke u përplasur me një pemë në rrugën ‘Mavora’ në Gaggio, Castelfranco Emilia.
Pavarësisht mbërritjes së shpejtë e ambulancës, i riu shqiptar kishte vdekur në vend, menjëherë pas aksidentit.
Ndërkohë që nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, një italian dhe një rumun, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.