Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora ka shkëlqyer mbrëm në koncertin e festave të fundvitit në Washington DC.
E veshur me një fustan të zi mjaft elegant Rita Ora ka performuar gjatë mbrëmjes “Christmas in Washington”, ku ishte i pranishëm edhe çifti Obama.
Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm edhe këngëtarët dhe artistët më të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe miqtë e familjes Obama Beyonce dhe Jay Z.