Universiteti prestigjioz teknik i Cyrihut (ETH) së bashku me Universitetin e Cyrihut kanë marrë një dhuratë të çmuar nga një mecenë në prag të Krishtlindjeve. Miliarderi zviceran me qëndrim në SHBA Hansjörg Wyss, ka vendosur që t`i dhurojë 120 milionë dollarë amerikanë për thellimin e hulumtimeve shkencore në fushë të teknikës dhe mjekësisë.
Në të vërtetë dy universitetet me shumën e dhuruar nga miliarderi në fjalë themelojnë qendrën studimore “Wyss Translational Center Zürich WTZ”. Kjo qendër do t`i bashkojë studiuesit nga fusha e teknikës mjekësisë, hulumtimet e qelizave bazë dhe robotikës.
Dhurata do të jetë baza për ngritjen e qendrës në fjalë dhe për mbajtjen e saj në shtatë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, dy universitetet e Cyrihut investojnë përmes personelit të tyre dhe infrastrukturës.
Projekti do të fillojë realizimin në vitin 2015.