Dronët Pegasus parashikohet të jenë të aftë të qëndrojnë në ajër deri në 12 orë me një rreze veprimi prej 100 kilometrash, duke e vëzhguar pjesën më të madhe të Kosovës fqinje, e cila ka një marrëdhënie të tensionuar me Serbinë.
Nëntë dronët kinezë Wing Loong do t’i dorëzohen Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm. Avioni i pilotuar nga distanca është në shërbim në një numër vendesh aziatike dhe afrikane, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigerinë, Pakistanin, Indonezinë, Kazakistanin, Arabinë Saudite, Uzbekistanin dhe Egjiptin, shkruan Alsat-m, përcjell albinfo.ch.