Në kuadrin e “Javës Shqiptare” që po mbahet në Lozanë, pak çaste më parë ka filluar tryeza e debatit “Trajektoret e jetës”, në të cilin, në cilësinë e nikoqirit, po merr pjesë edhe kryebashkiaku i Lozanës, Grégoire Junod.
Ai me këtë rast ka hapur në mënyrë zyrtare aktivitetet e “Javës së Kulturës Shqiptare” në Lozanë.
Temë e debatit është jeta e të rinjve shqiptarë dhe të huaj në përgjithësi, në mes të dy kulturave.
Në tryezë marrin pjesë po ashtu edhe panelistë shqiptarë, aktivistë dhe funksionarë politikë e shoqërorë në Lozanë dhe në Kantonin Vaud.
Me këtë rast, kryebashkiaku Junod i ka uruar mirëseardhje komunitetit shqiptar të Lozanës, duke vënë theksin në shkallën e lartë të integrimit të këtij komuniteti në jetën shoqërore, politike e kulturore të qytetit.
Pjesëmarrës në këtë debat është edhe ylli i Kombëtares Shqiptare, futbollisti i njohur Lorik Cana, i cili hapat e parë të futbollit i ka marrë pikërisht në qytetin e Lozanës.
Albinfo.ch është po ashtu pjesë e organizimit të Javës Kulturpre Shqiptare në Lozanë

