Një komandant ushtarak në Filipine tha se zvicerani Lorenzo Vinciguerra ishte përleshur me rrëmbyesit e tij në xhungël para se të largohej, të shtunën në mëngjes.
Ky zyrtar ushtarak tha se Vinciguerra ishte i plagosur dhe se ishte gjetur nga ushtria dhe ishte dërguar në spital.
Zvicerani Vinciguerra ishte njëri prej dy studiuesve të zogjve nga Evropa, që ishin zënë nga militantët para më se dy vjetësh, në provincën Tavi Tavi në pjesën jugore të Filipineve, që është një rajon i trazuar.