Anija shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhi i saj kanë shpëtuar 110 emigrantë në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje.
Ministrja e Mbrojtes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shkruar në Facebook se kontributi i detarëve shqiptarë në 3 vjet si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq, përcjellë albinfo.ch
“Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, ka shkruar ajo në mbishkrimin të cilit i ka bashkëngjitur një video nga misioni i detarëve shqiptarë.
https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/2504490629594280/