Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vlerësuar se përmes këtij spoti, subjekti politik serb ka nxitur urrejtje ndëretnike në Kosovë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Në arsyetimin e vendimit të PZAP-së, thuhet se Lista Serbe ka shkelur edhe Ligjin Zgjedhor.
Megjithëse janë shtuar sulmet verbale ndërmjet partive politike shqiptare, në PZAP nuk është dorëzuar ndonjë ankesë për gjuhën e ashpër.
Mirëpo, në këtë panel, vetëm gjatë tri ditëve të para të fushatës janë dorëzuar 30 ankesa, që kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e fëmijëve në fushatë dhe vendosjen e posterave në hapësira publike.
Prej tyre janë shqyrtuar 13 ankesa, derisa 17 të tjera janë në procedurë të shqyrtimit.
Analistët politikë e vlerësojnë si gjuhë të ashpër shpeshtimin e sulmeve verbale ndërmjet partive politike.
Rrahman Paçarizi thekson se kjo gjuhë mund të ndikojë negativisht te votuesit.
Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, PZAP ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike në vlerë rreth 350 mijë euro.