Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, konsiderohet njëri ndër lojtarët kryesor te skuadra gjermane, Werder Bremen.
Rashica është rikhyer nga lëndimi dhe sot do të luaj nga minuti i parë, kundër Borussia Dortmundit.
Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka lënë prapa lëndimin që e mbajti jashtë edhe për ndeshjet e “Dardanëve” në shtator.
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka thënë se Rashica është kandidatë serioz ta nisë nga fillimi sfidën e sotme kundër Dortmundit.
Sfida mes Dortmundit dhe Werderit zhvillohet sonte nga ora 18:30.