Investimet totale të huaja në tremujorin e tretë kapin shumën 200.6 milionë €, sipas Bankës Kombëtare të Maqedonisë.
Nga janari deri në shtator më së shumti investime kanë ardhur nga Zvicra, më se 124 milionë euro, dhe shumica e parave të investuara në sektorin e prodhimit, 75 milionë, 33 milionë në ndërtimtari dhe në sektorin e shërbimeve gati 33 milionë.
Analistët thonë në Shkup se niveli i investimeve të huaja, të cilat këtë vit i kishte parashikuar Qeveria në rreth 350 milionë është real.
Autoritetet në Shkup thonë të jenë të kënaqur me nivelin e investimeve të huaja në vend. Kohët e fundit, sipas medieve të Shkupit, thuhet se janë hapur 11 mijë vende pune, ndërsa investimet e reja do të kontribuojnë në aftësimin e 13 mijë njerëzve.