Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, është rikthyer në kampionatin australian.
Pas aventurës njëvjeçare në Japoni, te skuadra Sanfrecce Hiroshima, Berisha tani është rikthyer në shtetin australian, përcjell albinfo.ch.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës, Besart Bersiha, ka nisur aventurën e tij të re në Australi, duke firmosur me klubin e Western United.
34-vjeçari është prezantuar me skuadrën e tij të re dhe është gati të vazhdojë sërish në Asutrali.
Berisha që prej vitit 2011 është në Australinë e largët dhe ka luajtur më parë për Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.