Në një plan ditor, Irlanda do të mbjellë rreth 60.000 pemë në ditë.
Si pasojë e ndryshimeve klimatike, Republika e Irlandës ka sjellë në dritë planin e ri, i cili u prezantua në qershor të këtij viti.
Shteti i Irlandës ka vendosur që çdo vit, deri në vitin 2040, të mbjellë nga 22 milionë pemë, shkruan Thinking Humanity.
Në total, deri në 20 vjetët e ardhshme Irlanda do të ketë mbjellë 440 milionë pemë.
Ndërsa në planin ditor i bie se Irlanda do të mbjellë rreth 60’000 pemë në ditë.
Nga ana tjetër, Skocia në korrik 2019 deklaroi se e kishte arritur synimin e saj duke mbjellë 22 milionë pemë gjatë një viti.
Kujtojmë se Etiopia vendosi një rekord të ri Guiness, duke mbjellë 353 milionë pemë, në vetëm 24 orë.