Modestia, transparenca në punë dhe mbi të gjitha përkushtimi për të punuar për komunitetin: Këto janë cilësime që më së miri nga të gjithë politikanët në Kosovë, i përbrendëson Rufki Suma, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit.
Ai është sinonim i politikanit që nuk korruptohet, i vetmi kryetar komune pa parti dhe sigurisht i vetmi që nuk ka zhvilluar asnjë ditë fushatë zgjedhore edhe pse është zgjedhur tti herë rresht në postin që mban.
Rufki Suma dsi i ftuar në “Javën e Kulturës Shqiptare” që mbahet në Lozanë në kuadrin e manifestimit tradicional “Lozana Mediterane” po qëndron në Zvicër.
Me këtë rast, pas takimit të parë të mbajtur mbrëmë, më 3 tetor në Lozanë ai sonte, më 4 tetor, mban në Dübendorf, Zürich takimin e dytë me bashkatdhetarët. Ata kanë rastin të bashkëbisedojnë me kryetarin e Hanit të Elezit lidhur me temat që preokupojnë ata në raport me atdheun dhe me punën e tij në funksionin që mban.
Takimi mbahet sonte në Restorantin “Plisi”, Dübendorf Zürich, me fillim në orën 19.00
