Gjatë vitit 2013, sipas raportit “Fëmijët në lëvizje”, në Shqipëri rezultojne se janë mbi 1 mijë fëmijë shqiptarë, të cilët hasin vështirësi të mëdha për të përfituar nga sistemi arsimor, pasi nuk e njohin gjuhën shqipe.
“Të dhënat e mbledhura nga intervistat dhe burime të ndryshme tregojnë se numri i fëmijëve që janë kthyer vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2013 nga Greqia dhe nga Italia, flasin për 451 fëmijë nga Greqia dhe 758 fëmijë nga Italia. Pra, është një numër i konsiderueshëm dhe shumica e këtyre fëmijëve nganjëherë nuk e flasin fare gjuhën shqipe, pra nuk mund të shkojnë as në shkollë, nuk e dinë ku të shkojnë, apo nuk janë të regjistruar. Ata kanë lindur në një vend tjetër dhe nuk e kanë regjistrimin e tyre në Shqipëri dhe duhet të presin me muaj të tërë”, tha Jezerca Tigani, drejtoreshë e “Terre Des Homes”.