Gjatë një takimi me kryeministrin irlandez Leo Varadkar gjatë punimeve të Asamblesë së 74-t të OKB-së, kryeministri britanik, Boris Johnson, përsëriti se Londra do të largohet nga BE-ja më 31 tetor dhe se ishte optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të pranueshme nga të dyja palët përmes negociatave.
“Kryeministri theksoi mbështetjen e tij të fortë për marrëveshjen e Belfastit dhe shtoi se kurrë nuk do të vendosë kontrolle në kufi”, tha një zëdhënës i Downing Street.
‘’Johnson dhe Varadkar ranë dakord për rëndësinë e garantimit të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të Irlandës së Veriut’’, shtoi zëdhënësi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.