Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura gjatë vizitës zyrtare në Parlamentin e Bavarisë u prit në një takim miqësor nga Kryetarja e Parlamentin Ilse Aigner.
Përveq temave si marrdhënjet bilaterale në mes të dy vendeve, mundësitë dhe format e thëllimit të bashkëpunimit ekonomik, por edhe në fushën e turizmit e posaqërisht ne fushën e shkollimit profesional, u bisedua përsëri çështja e shtetësisë dhe vështirësitë e ndërlidhura me këtë proces.
Po ashtu, Nura kerkoi mbështetjen dhe përkrahjen e Aigner në organizimin e një takimi informativ në Parlamentin e Bavarisë me viktimat e dhunës, në mënyrë që kjo pjesë aq e dhimbshme e luftës në Kosovë të tregohet gjithandej.
Nga ana tjetër, Kryeparlametarja znj. Aigner ofroi dhe siguroi mbështetjen dhe adresimin adekuat të të gjitha temave të biseduara.
Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e saj në ndërtimin e rrjeteve të qëndrueshme në ekonomi dhe turizëm të të dy vendeve. Për Aigner, trainimi i të rinjve – veçanërisht arsimi profesional – është thelbësor, ka përfunduar ajo.

