Raportohet se së paku 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum, në provincën Punxhab, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit, bazuar në vlerësimin e tij paraprak.
Sipas dëshmitarëve, dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme, duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.