Kapiteni i kombëtarës shqiptare, Mërgim Mavaraj i ka dhënë pikët maksimale Cristino Ronaldos për lojtarin më të mirë të vitit të shpallur sonte nga FIFA.
Mavaraj i ka dhënë 5 pikë Ronaldos, 3 Sane dhe 1 Salah të Liverpoolit.
Ndërkaq kapiteni i Kosvës, Saimir Ujkani i ka dhënë 5 pikë qendërmborjtësit të Liverpoolit, Van Dijk Virgil, 3 Salah dhe 1 Ronaldos.
E kapiteni i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka i ka dhënë 5 pikë për Rondalos, 3 për Van Dijk dhe 1 për Messit.
Vota maksimale për sulmuesin e Barcelones, Messin dha trajneri i Kosovës, Bernard Challandes. 5 pikë për Messin, 3 për Van Dijk dhe një për De Ligt Matthijs.
Ndërkohë trajneri i kombëtarës shqiptare Edoardo Reja i cili i ka dhënë 5 pikë Salah, 3 Messit dhe De Jong 1 shkruan Albinfo.ch.