Meqenëse Kosova po bën paraqitjet e saj të suksesshme futbollistike, çdo herë e më shumë është afër kualifikimit për EURO 2020.
Dardanët tani më kanë fituar edhe simpatinë e shqiptarëve, të cilët luajnë për shtete të ndryshme të botës. Rasti i fundit është ai i sulmuesit Florian Kamberi.
Florian Kamberi është 24-vjeç, ka lindur në Zyrih të Zvicrës dhe ka luajtur me të gjitha moshat e këtij vendi.
Ai ka luajtur për Grasshopersin në Zvicër, ndërsa prej 1 vit e gjysmë luan për skuadrën skoceze të Hibernian, ka shkruar gazeta sportive Panorama.com.
Thuhet se drejtuesit e Kombëtares së Kosovës po punojnë që nga janari i këtij viti për ta marrë atë në ekip dhe shumë shpejt Kamberin mund ta shohim me fanellën e dardanëve, përcjell albinfo.ch.