Italia ka shprehur solidaritet dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin me pasojat e tërmetit të rëndë që ra mbi vendin tonë.
Pak më parë shefi i qeverisë anuloi vizitën e planifikuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aktualisht Edi Rama ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë dhe nga ora në orë pritet të mbërrijë në Tiranë.
Sipas IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.
Sipas IGJEUM, ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 30 vjetët e fundit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.