Themeluesi i rrjetit gjigant social Facebook, Mark Zuckenberg, është takuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe me anëtarët e Kongresit amerikan Mark Warner dhe Josh Hawley.
Gjatë takimit Zuckenberg i ka thënë ‘jo’ shitjes së Instagram-it dhe Whatsapp-it, ka njoftuar Hawley në Twitter.
Facebook ka 2.7 miliardë përdorues.
Dhjetëra shtete kanë filluar hetimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të rregullave të tregut.
Gjithashtu, sipas të gjitha gjasave, Facebook do të hetohet edhe për trajtimin e të dhënave personale nga kjo koorporatë.
Disa herë është raportuar për skandale në zbulimin e të dhënave të përdoruesve.