Revista gjermane Manager shkruan se Ilka Horstmejer është e preferuara për postin e shefit të departamentit të burimeve njerëzore të BMW-së.
Kompania, e cila nuk pranoi të komentojë pretendimet e fundit, aktualisht po kalon një proces të riorganizimit të menaxhimit të lartë, transmeton Reuters, përcjell albinfo.ch.
Oliver Zipse zëvendësoi Harald Kruger si kryeshef në gusht, duke lënë postin e shefit të prodhimit.
BMW njoftoi dje se Milagros Kainja Kareiro-Andre, anëtar i Bordit të drejtorëve përgjegjës për burimet njerëzore, nuk do të kërkojë një mandat të ri.